E RËNDË/ Ndërtesa përfshihet nga flakët, humbin jetën 49 persona

HomeWorld

E RËNDË/ Ndërtesa përfshihet nga flakët, humbin jetën 49 persona

Ukraina raporton për ushtarë të vrarë nga forcat e saj speciale
𝐈𝐧𝐬𝐤𝐞𝐧𝐨𝐢 𝐯𝐝𝐞𝐤𝐣𝐞𝐧 𝐩ë𝐫 𝐭’𝐮 𝐬𝐡𝐩ë𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐛𝐨𝐫𝐱𝐡𝐞𝐯𝐞, 𝐃𝐚𝐯𝐢𝐝𝐞 𝐏𝐞𝐜𝐨𝐫𝐞𝐥𝐥𝐢 𝐞𝐤𝐬𝐭𝐫𝐚𝐝𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢
About 25,000 victims and over 60,000 injured, the Ministry of Health of Palestine publishes the latest data on Israeli attacks

Të paktën 49 persona kanë humbur jetën pasi flakët përfshinë një ndërtesë në qytetin Mangaf në Kuvajt.

Në mesin e viktimave, 40 prej tyre janë indianë.

Zjarri ka rënë të mërkurën në ndërtesën ku qëndronin dhjetëra punëtorë. Në pamjet e publikuara në mediat sociale flakët shihen që kanë përfshirë pjesën e poshtme të ndërtesës dhe tymi i zi i dilte nga katet e sipërme. Rreth 50 indianë janë plagosur gjithashtu.

Kryeministri indian Narendra Modi u ka shprehur ngushëllimet viktimave dhe familjeve të tyre.

“Katastrofa e zjarrit në qytetin e Kuvajtit është trishtuese,” tha ai në X. “Unë lutem që të lënduarit të shërohen sa më shpejt.”

Ai tha se ambasada indiane po monitoronte situatën dhe po punonte me autoritetet në terren.

Kirti Vardhan Singh, një ministër i ri në qeveri që u nis për në Kuvajt të enjten në mëngjes, tha se testet e ADN-së po kryheshin për të identifikuar viktimat.

“Një aeroplan i Forcave Ajrore është gati. Sapo të identifikohen trupat, të afërmit do të informohen dhe avioni ynë i Forcave Ajrore do t’i kthejë trupat,” i tha ai agjencisë së lajmeve ANI.

Zëvendëskryeministri i Kuvajtit Sheikh Fahad Yusuf al-Sabah akuzoi pronarët e pronave për lakmi dhe tha se shkeljet e standardeve të ndërtimit kishin çuar në tragjedi.

/gazeta-shqip