“Vitet e Para” – Një udhëtim në historinë e filmit, fotografisë dhe arkivave në Maliq
Një udhëtim në kohë, përmes filmave, fotografive dhe dokumenteve historike që ruajnë gjurmët e një epoke dhe dëshmojnë historinë e jetës sonë.
Më 26 tetor 2026, në orën 12:00, në ambientet e Qendrës Kulturore Komunitare “Dhimitër Orgocka” në Maliq, do të zhvillohet aktiviteti “Vitet e Para – Filmi, Arkiva, Historia”, një takim kushtuar kujtesës historike dhe trashëgimisë kulturore.
Përmes materialeve filmike, fotografive dhe dokumenteve arkivore, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të rikthehen në të kaluarën, të zbulojnë dëshmi të një kohe tjetër dhe ta njohin historinë përtej asaj që kanë dëgjuar apo lexuar.
Ky aktivitet synon të sjellë më pranë publikut vlerat e kujtesës kolektive, duke krijuar një hapësirë ku historia nuk mbetet vetëm në libra, por bëhet e prekshme përmes imazheve dhe dëshmive të ruajtura ndër vite.
Aktiviteti do të zhvillohet më 26 tetor 2026, në orën 12:00, në Qendrën Kulturore Komunitare “Dhimitër Orgocka”, Maliq.
Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, të interesuarit mund të kryejnë rezervimet pranë Zyrës së Informacionit.
Sepse e kaluara meriton të kujtohet dhe historia të njihet!
