DVKM Korçë intensifikon kontrollet në kufi: Ndalim në PKK Tushemisht, procedim për peshkim të ndaluar dhe 13 migrantë të parregullt të kapur

HomeActual

DVKM Korçë intensifikon kontrollet në kufi: Ndalim në PKK Tushemisht, procedim për peshkim të ndaluar dhe 13 migrantë të parregullt të kapur

A do të rriten çmimet e apartamenteve pas hyrjes së Shqipërisë në BE?
Marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale në Korçë
Shqipëria po kap Europën për nivelin e çmimeve, por jo të jetesës

Korçë – Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vijën kufitare dhe pikat e kalimit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Ndalim në PKK Tushemisht

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Tushemisht, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin:

  • I. G., 38 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë verifikimit në sistem, ai rezultoi i shpallur në kërkim nga DVP Vlorë për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Komisariati i Policisë Vlorë, ku pas konsultimit me Prokurorin, 38-vjeçari do të ndiqet në gjendje të lirë.

Procedim penal për “Peshkim të ndaluar” në Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal për veprën “Peshkimi i ndaluar” ndaj:

  • Y. J., 50 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec.

Ky shtetas u kap në bregun e Liqenit të Ohrit, në afërsi të fshatit Udënisht, me një sasi prej 22.35 kg peshk të llojit Koran, i cili dyshohet se ishte peshkuar në periudhë ndalimi për këtë specie.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme ligjore.

13 migrantë të parregullt të kapur në Devoll dhe Korçë

Gjithashtu, shërbimet e DVKM Korçë kapën 13 migrantë të parregullt në afërsi të fshatrave Kapshticë (Devoll) dhe Dvoran (Korçë).

Me urdhër të autoriteteve përkatëse, ata u trajtuan me urdhër largimi vullnetar nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Policia Kufitare bën me dije se kontrollet do të vijojnë me intensitet të shtuar në të gjithë qarkun, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në kufi.