Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, njoftim për shtyp mbi ngjarjet e rendit dhe sigurisë në 24 orët e fundit

HomeActual

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, njoftim për shtyp mbi ngjarjet e rendit dhe sigurisë në 24 orët e fundit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec.
Shtëpia e Bardhë: Trump dhe Putin ranë dakord për armëpushim në Ukrainë
Vasil Sterjovski/Kur propozova uljen e taksave të makinave si në vëndet fqinje për zgjidhjen e këtij problemi ..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Dh. L., 36 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Q., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta një 48-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E. A., 21 vjeç, N. A., 23 vjeç, dhe K. N., 37 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë një 33-vjeçar, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit L. D., 20 vjeç dhe J. V., 39 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Më datë 21.05.2025, një shtetas i mitur 2 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë të banesës në fshatin Kamenicë dhe për pasojë është dëmtuar. Aktualisht po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 21.05.2025 është dërguar në spitalin e Pogradecit, shtetasja M. K., 41 vjeçe (me probleme të shëndetit mendor), e cila dyshohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh. Aktualisht po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Maliq/Më datë 21.05.2025, rreth orës 23:40, në fshatin Vloçisht, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. Q. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.