“MALIQI, qyteti që hapi zemrën dhe shtëpitë për vëllezërit e KOSOVES”

HomeMaliq

“MALIQI, qyteti që hapi zemrën dhe shtëpitë për vëllezërit e KOSOVES”

Këshilli i Qarkut Korçë mbjell 50 fidanë në Veliternë, mesazh për tolerancën fetare dhe bashkëpunimin në komunitet
Janë shembuj të administratës vendore që lënë gjurmë, jo me fjalë, por me vepra..– Vlerësim për ish-administratorët e njësive administrative të Qytetit të Maliqit..
Talenti nga Maliqi që po spikat në Itali – Kristian Hoxhaj, shembull i pasionit dhe përkushtimit në futboll

Në vitin 1998, qyteti i Maliqit u bë dëshmitar i një akti të jashtëzakonshëm solidariteti dhe mikpritjeje ndaj vëllezërve dhe motrave nga Kosova, të cilët u detyruan të largoheshin me dhunë nga trojet e tyre për shkak të agresionit serb. Në këtë periudhë të vështirë, banorët e Maliqit hapën zemrat dhe dyert e shtëpive të tyre për të strehuar dhe ndihmuar qindra refugjatë kosovarë.

Pavarësisht kushteve të tyre modeste, familjet maliqare ndanë gjithçka që kishin. Shumë prej tyre ofruan strehim në shtëpitë e tyre, ndërsa të tjerë kontribuan me ushqime, veshje dhe mbështetje morale.

Për ata që nuk mund të strehoheshin në familje, kinemaja e qytetit u shndërrua në një qendër pritjeje, ku refugjatët gjetën një vend të sigurt dhe të ngrohtë.

“Maliqi, vendi ku gjate luftes ne Kosove , na mirepriti vllazerisht , na hapi dyert me buke e krip e zemer, Jemi mirenjohes gjithe jeten per mikpritjen qe na u eshte bere nga qytetaret e Maliqit !”- shkruante para pak ditesh Alban Berisha per te falenderuar familjet maliqare per mikriptjen e tyre.

Ky akt i lartë humanizmi dhe solidariteti është një dëshmi e vlerave të rrënjosura thellë në kulturën shqiptare. Mikpritja, bujaria dhe ndihma ndaj atyre në nevojë janë parime që kanë udhëhequr gjithmonë popullin tonë.

Në këtë rast, banorët e Maliqit treguan se, pavarësisht sfidave dhe vështirësive të tyre, ata ishin të gatshëm të ndanin gjithçka për të ndihmuar vëllezërit dhe motrat e tyre nga Kosova.

Ky shembull frymëzues i solidaritetit dhe humanizmit mbetet një moment krenarie në historinë tonë kombëtare dhe një kujtesë e fuqisë së unitetit dhe dashurisë për njëri-tjetrin.

MALIQI #juglindje #qarkual #vlera #korce #shqiperi #kosove