Në fshatin Starje të Ersekës jeton në kushte të mjerueshme një familje me 5 antarë

HomeActual

Në fshatin Starje të Ersekës jeton në kushte të mjerueshme një familje me 5 antarë

“Në qershor hyn në fuqi rritja e rrogave”, Rama: Arrijmë objektivin 900 euro paga mesatare
ERGET CENOLLI/MALIQ, TRE ADOLESHENTË QË NA BEFASOJNË ME TEKNIKËN NEOLITIKE
Korçë/ Një shtetas dyshohet se ka shkuar disa herë tek banesa e vjehrrës së tij …

Nga: Lorena Kodra

Në fshatin Starje të Ersekës jeton në kushte të mjerueshme një familje me 5 antarë.

Dy muaj më parë, një zjarr i fuqishëm shkatërroi plotësisht shtëpinë e tyre, duke lënë pas vetëm gërmadhat.

Në vetëm 2 orë ata humbën gjithçka,mobiljet, veshjet madje edhe kujtimet…nuk patën mundësi të shpëtonin asgjë.

Pas kësaj tragjedia kjo familje pati mundësi të flinte në të ngrohtë vetëm një ditë në qëndrën sociale në Ersekë e më pas në një çadër të mundësuar nga bashkia.

Kanë dy muaj që jetojnë në këtë çadër në kushte ekstremisht të vështira,në një mot me temperatura të ulta duke i detyruar të durojnë netët e ftohta të dimrit të gjatë dhe të ashpër.

Sikur të mos mjaftonte kjo,ata janë lënë në harresë, pa ndihmë dhe pa asnjë mbështetje.

Kjo familje jeton vetëm me pensionin prej 120 mijë lekësh të vjetra të Fatimes.

Mes lotësht ajo tregon vështirësitë që has duke filluar që nga përkujdesi i veçantë i djalit të sëmurë e deri tek ndarja e çadrës me pjesën tjetrës së familjes,me vajzën,dhëndrin dhe mbesën.

Kjo familje është e pashpresë,pa asnjë ndihmë të vogël që mund të ndryshonte jetën e tyre.

Ata po jetojnë një realitet të hidhur, duke menduar për të kaluarën që nuk mund ta rikthejnë, dhe për të ardhmen që duket gjithnjë e më e largët.

Në këtë situatë të pamundur, ata ndihen të braktisur dhe të pafuqishëm, duke kërkuar ndihmën e mohuar nga bashkia tek zemërgjerësia e qytetarëve.