Drejtoria Vendore e Policisë Korçë njoftim për ngjarjet e rendit dhe sigurisë në 24 orët e fundit

HomeUncategorized

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë njoftim për ngjarjet e rendit dhe sigurisë në 24 orët e fundit

Korçë – Policia Rrugore në terren 24/7 për sigurinë e qytetarëve
Takim në Kuadër të Parandalimit të Zjarreve gjatë Verës
Aksident tragjik në aksin Korçë–Bilisht, dyshohet për një viktimë

Nga Komisariati i Policisë Korçë janë proceduar penalisht shtetasit A. H., 34 vjeç, dhe A. K., 36 vjeç, të dy me detyrë përgjegjës teknik në një fabrikë këpucësh, pasi gjatë punës është dëmtuar një punonjëse. Ajo mori ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të hetimeve për rastin e lojërave të fatit të evidentuar më 9 nëntor, policia ka kapur shtetasin L. M., 26 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i të arrestuarit E. J.

Më datë 10 nëntor, në Korçë, K. E., 53 vjeç, humbi jetën në banesë, ku dyshohet për shkaqe natyrale.

Ndërsa më 11 nëntor, në Maliq, është gjetur i pajetë në rrugë shtetasi E. Ç., 49 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.