Korçë – Fëmija gëlltit fasule, dërgohet me urgjencë në Tiranë

HomeUncategorized

Korçë – Fëmija gëlltit fasule, dërgohet me urgjencë në Tiranë

Maliq/ Dhurohen 300 pako ushqimore me rastin e festës së Kurban Bajramit për familje në nevojë..
Mendo dy herë para se të hedhësh parfum në qafë
Maliq/Tenton të vetëvritet me prerje të damarëve 32 vjeçari, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

Një ngjarje e rëndë shëndetësore është shënuar në Korçë, ku një fëmijë, mosha e të cilit ende nuk është bërë e ditur, ka gëlltitur një kokërr fasule, e cila fatkeqësisht i ka kaluar në rrugët e frymëmarrjes.

Fëmija është dërguar menjëherë në repartin e Pediatrisë në Korçë, ku mjekët kanë konstatuar gjendjen e rënduar për shkak të bllokimit të frymëmarrjes. Pas vlerësimit të rastit, ata kanë vendosur ta transferojnë me urgjencë drejt Tiranës, për një trajtim më të specializuar.

Aktualisht nuk ka informacion të mëtejshëm mbi gjendjen shëndetësore të të miturit.