Policia dhe Autoritetet Shtetërore të Koordinuara për Heqjen e Gjobave dhe Masave Administrative të Papaguara

HomeUncategorized

Policia dhe Autoritetet Shtetërore të Koordinuara për Heqjen e Gjobave dhe Masave Administrative të Papaguara

Vëllezërit konfliktohen për pronën në Orman, njëri arrestohet tjetri në ndjekje penale
KQZ Shqiperi ka filluar shpërndarjen e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e 11 Majit 2025
VOX POP | Kush është “Boss” në Shqipëri? Qytetari: Lekët dhe “ato” (dashnoret) nuk tregohen…

Në një hap të koordinuar për të lehtësuar procedurat administrative dhe për të garantuar transparencën, Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, IKMT, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor kanë njoftuar se do të çojnë në drejtorinë e taksave listën e gjobave të papaguara dhe të gjitha penalitetet që nuk janë ekzekutuar, me qëllim heqjen e tyre nga sistemi.


Ky proces synon që individët dhe subjektet që kanë masa administrative të papaguara, të kenë mundësinë që ato të fshihen nga regjistrat dhe të shmangin penalizime të mëtejshme.

Ata që kanë arsye të besojnë se masa ndaj tyre nuk është fshirë nga sistemi, mund të paraqesin një kërkesë pranë strukturës përkatëse vendore. Verifikimi i kërkesës do të kryhet brenda 5 ditëve.

Nëse kërkesa refuzohet, subjekti ka të drejtën të ankimojë vendimin në gjykatë.
Sipas vendimit të fundit, procesi i heqjes dhe fshirjes së masave administrative përfundon brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij akti.

Megjithatë, për masat administrative të paekzekutuara që nuk kanë të qartësuar tipologjinë e ndërtimit pa leje, afati zgjatet në 80 ditë, ku kërkohet një akt ekspertimi i nënshkruar nga tre ekspertë të licencuar.

Ky vendim ka për qëllim lehtësimin e procedurave administrative dhe transparencën për qytetarët, duke u mundësuar atyre të korrigjojnë eventuale gabime dhe të ruajnë të drejtat e tyre ligjore.