Bllokohet plotësisht aksi Librazhd–Pogradec, devijohet qarkullimi drejt Tiranës nga aksi Maliq–Moglicë

HomeActual

Bllokohet plotësisht aksi Librazhd–Pogradec, devijohet qarkullimi drejt Tiranës nga aksi Maliq–Moglicë

Zgjedhjet/ Ja emrat në listën e PS për Korçën
Pogradec/Digjet një banesë ja dyshimet e para ..
Cold week, but no rain

Bllokohet plotësisht aksi Librazhd–Pogradec, devijohet qarkullimi drejt Tiranës nga aksi Maliq–Moglicë

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njofton se është vendosur bllokimi i plotë i qarkullimit në aksin rrugor Librazhd–Pogradec, deri në një njoftim të dytë.Sipas njoftimit zyrtar, ndalohet lëvizja e të gjitha mjeteve, përfshirë mjetet e tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla.

Pikat kufitare do të orientojnë drejtuesit e mjeteve që të mos vijojnë lëvizjen në këtë aks.

Si rrugë alternative për mjetet e vogla është përcaktuar aksi Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.
Do të lejohen të kalojnë vetëm ambulancat, shërbimet zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë.

Shërbimet e Policisë janë në terren për monitorimin e situatës.Për çdo emergjencë, qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Screenshot