Daniela Zisi/Portalet po “shkallmojnë” gazetarinë..

HomeActual

Daniela Zisi/Portalet po “shkallmojnë” gazetarinë..

Korçë/ Sekuestrohen automjete, pa dokumentacionin përkatës, të pashoqëruar me faturat blerëse.
Shteti më i paguar se privati, gati reforma e dytë e rritjes së pagave, PS premton rritje të rrogës mesatare me…
Maliq/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika e vrasjes së 14-vjeçarit, kryer dje, në fshatin Pirg.

Nga Gazetarja Daniela Zisi ..

Këtë titull lajmi( tek foto më poshtë) e sheh thuajse në çdo portal.

Nga ky titull lexuesi kupton që oficeri i policisë gjyqësore,ka pyetur për rrethanat e ngjarjes bashkëshorten e policit,që plagosi disa ditë më parë një inxhinier në Tiranë.
Nga përgjigjia e bashkëshortes së autorit kuptojmë që pyetja e oficerit ishte: “Sa herë e ke tradhëtuar bashkëshortin”?
Përgjigjia e gruas vijon: “Vetëm një herë,por burri u bë xheloz”.
Lexuesi bëhet konfuz. Po ta kishte tradhëtuar më shumë herë,burri duhet të kishte plagosur gjysmën e Tiranës.

Gruaja është marrë në pyetje nga oficer i policisë gjyqësore,apo nga gratë e mëhallës,të cilat me detaje të tilla shtyjnë kafen e pasdites?

Lexuesi përsëri nuk është i qartë.
A ka interes për hetimin dhe zbulimin e rrethanave të plagosjes,sa herë u tradhëtua burri nga gruaja, që qenka marrë në pyetje?
Përtej interesit të hetimit,ku gjendet tek ky informacion, i stisur,besoj,interesi publik?
Dhe mbi të gjitha,si mund të konsiderohet normalitet,ekspozimi mizor i një mardhënie bashëshortore,plotësisht private?

Edhe pse kjo mardhënie njerëzore,e pakuptueshme nga jashtë, solli një ngjarje kriminale,asgjë nuk justifikon linçimin publik të gruas në fjalë dhe të asnjë gruaje,apo individi,nga mediat i thënçin.