Maliq/Zbulohet rrethimi mbi 7500 vjeçar. Arkeologia: I gjithë Qarku me potencial arkeologjik.

HomeActual

Maliq/Zbulohet rrethimi mbi 7500 vjeçar. Arkeologia: I gjithë Qarku me potencial arkeologjik.

Daniela Zisi/Portalet po “shkallmojnë” gazetarinë..
DVKM Korçë finalizon brenda 24 orësh dy operacione kundër emigracionit të paligjshëm, arrestohen 3 shtetas sudanezë
Arian Jaupllari kryeson bindëshëm sondazhin online të qarku.al për zgjedhjet e 11 majit, ja kush renditet i fundit ..

©️Pogradecipress

Tashmë jemi përballë faktit që e gjithë juglindja ka dhënë rezultate të shkëlqyera nga zbulimet arkeologjike, ku shumë vendbanime prehistorike janë zbuluar nga ekspeditat e arkeologëve shqiptarë në bashkëpunim me ata të huaj.

Instituti i Arkeologjisë, së bashku me Universitetin e Këlnit në Gjermani dhe Universitetin e Bufalos në SHBA, kanë vijuar kërkimet arkeologjike në fshatin Podgorie, konkretisht në zonën e Luadishtit, për vendbanime që i përkasin periudhës së neolitit.

Drejtuesja e kërkimeve arkeologjike, Dr. Edlira Andoni, tha se bazuar në intensitetin e gjetjeve nga survey-i dhe studimi gjeomagnetik, është konfirmuar ekzistenca e një vendbanimi të neolitit të mesëm. Ndërkohë, paraprakisht nga arkeologët është zbuluar hendeqi që rrethon vendbanimin.

Gjithashtu, këtë vit grupi i arkeologëve u përqendrua në zbulimin e banesave të periudhës neolitike.

Sipas datimeve të vitit të shkuar, drejtuesja e punimeve e daton vendbanimin midis viteve 5500 para Krishtit deri në 5000 para Krishtit.

Sipas Dr. Edlira Andonit, qarku i Korçës njihet për potencialin e jashtëzakonshëm të vendbanimeve kryesisht prehistorike.