Çdo e keqe ka një të mirë…
DEVJIMI QË PO ZBULON THESARIN E FSHEHUR TË MALIQIT ..NATYRËN

Devijimi i rrugës dhe problematikat në aksin Elbasan – Qafë Thanë kanë detyruar qindra drejtues mjetesh të zgjedhin alternativën Moglicë – Maliq.
Por kjo situatë, përtej vështirësive, ka nxjerrë në pah një të vërtetë të bukur: potencialin e jashtëzakonshëm turistik që ofron Maliqi.
Udhëtarët, të lodhur nga rruga e gjatë dhe e ngushtë, gjejnë qetësi mes panoramave mahnitëse të Moglicës, Lozhanit dhe fshatrave piktoreske të zonës. Shumë prej tyre ndalojnë për të bërë foto dhe për të ndarë në rrjete sociale pamje që flasin vetë.
Një hapësirë natyrore ku njeriu gjen qetësi, ajër të pastër dhe një ndjesi çlodhjeje që vetëm natyra e paprekur mund ta dhurojë.
Natyra fantastike e Maliqit po mahnit sytë e çdo udhëtari që kalon në këtë aks, duke e kthyer një devijim të detyruar në një zbulim të bukur.


