HomeActual
E trishtë/Një 44-Vjeçar nga Pirgu në afërsi të ish-banesës së tij dyshohet të jetë vetëvarur
Gjithnjë e më shumë studimet po zbulojnë se në fakt konsumi i kripës shton masën e rezervuar të ujit në trup, duke e bërë atë më pak të etur.
Dy të moshuar në gjenden të pajetë, dyshimet paraprake janë ..

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e Policisë, në krye të detyrës, pavarësisht temperaturave të ulëta.

Duke qenë se territori i qarkut Korçë është përfshirë nga reshje dëbore .

shërbimet e Policisë janë në gatishmëri në të gjitha akset rrugore, për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve, në rast nevoje.

Akset rrugore “Boboshticë-Dardhë”, “Voskop-Voskopojë”, “Zvezdë-Pustec-Dogana Giricë, Korçë-Vithkuq” dhe “Qafë Qarr-Ersekë-Leskovik”, janë të kalueshme, pavarësisht se ka prezencë të dëborës. Borëpastrueset janë në terren, për të mundësuar kalimin pa problem në të gjitha akset rrugore.

Policia e Korçës iu bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, që të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të jenë të kujdesshëm dhe të përdorin paisjet dimërore për automjetet e tyre, ndërsa në raste emergjence të kërkojnë ndihmën e Policisë në numrin 129📲📞