64-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës, jashtë rrezikut për jetën

HomeActual

64-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës, jashtë rrezikut për jetën

Korçë/Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, procedohet penalisht 41-vjeçari
Korçë/Ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, procedohen penalisht 4 shtetas.
Çdo e keqe ka një të mirë…

64-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës, jashtë rrezikut për jetën

Një ngjarje është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Korçës.

Sipas informacionit paraprak, më datë 23.02.2026, rreth orës 17:00, në lagjen nr. 5, shtetasi me iniciale A. P., 64 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku jetonte.

64-vjeçari është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.