Bashkia Maliq në gatishmëri për sezonin e dimrit, merren masa për përballimin e situatave atmosferike

HomeActual

Bashkia Maliq në gatishmëri për sezonin e dimrit, merren masa për përballimin e situatave atmosferike

Eduart Bardhushi/ Biri i nënës në kurbet, biri i..
Korçë/Në të gjithë qarkun do ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ja oraret
Pogradec/Nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë

Bashkia Maliq në gatishmëri për sezonin e dimrit, merren masa për përballimin e situatave atmosferike

Bashkia Maliq ka nisur koordinimin e strukturave përgjegjëse dhe marrjen e masave për garantimin e gatishmërisë gjatë sezonit të dimrit.

Përmes një postimi, kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, bën të ditur se po punohet për koordinimin e strukturave përkatëse, me qëllim parandalimin dhe menaxhimin e situatave që mund të krijohen si pasojë e reshjeve, temperaturave të ulëta dhe kushteve të vështira atmosferike.

Në fokus të këtyre masave është garantimi i sigurisë së qytetarëve, mbrojtja e pronës dhe vijimi normal i shërbimeve në të gjitha njësitë administrative.

“Gatishmëri, koordinim dhe përgjegjësi për çdo situatë!”, është mesazhi i përcjellë nga kryebashkiaku Topçiu.

Strukturat e emergjencave civile synojnë të jenë të përgatitura për të ndërhyrë në kohë dhe për të përballuar problematikat që mund të shfaqen gjatë muajve të dimrit.