Policia e Shtetit/Për shkak të kushteve të vështira atmosferike do të lejohet vetëm kalimi i këtyre mjeteve ..

HomeActual

Policia e Shtetit/Për shkak të kushteve të vështira atmosferike do të lejohet vetëm kalimi i këtyre mjeteve ..

Përse fshati Zboq ishte zemra e krahinës së Gorës dhe kush ishin burrat e kësaj zone që sakrifikuan jetën për liri?!
Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mashtrimet online me SMS të rreme
Korçë / Vetëhidhet nga kati i pestë, humb jetën 70-vjeçari

Policia e Shtetit

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, Policia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë Kufitare të Korçës se nga ora 17:00 e datës 12.01.2025 dhe deri në një njoftim të dytë, nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) nëpërmjet pikës së kalimit Kufitar Kapshticë, në drejtim të shtetit grek.

Do të lejohet vetëm kalimi i autoveturave dhe autobusëve, të cilët duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të rënda që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë të mos udhëtojnë drejt kësaj pike, deri në pritje të njoftimit  ditën e nesërme nga Policia Kufitare Greke, për lejimin e lëvizjes së tyre.