Akuzat e Familjes Për Neglizhencë, Trupi i Leo Sadikut Zhvarroset Për Autopsi

HomeActual

Akuzat e Familjes Për Neglizhencë, Trupi i Leo Sadikut Zhvarroset Për Autopsi

Maliq/Shpallet në kërkim një 30-Vjeçar, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta një 26-vjeçar
𝐋𝐀𝐉𝐌 𝐈 𝐓𝐑𝐈𝐒𝐇𝐓Ë/ 𝐋𝐚𝐦𝐭𝐮𝐦𝐢𝐫ë 𝐓𝐡𝐚𝐧𝐚𝐬 𝐆𝐣𝐚𝐭𝐚!
“Paketa e Sigurisë në shkolla, fokusim edhe ndaj dhunës e shantazheve online”, Balla dhe përfaqësuesi i TikTok takohen me gjimnazistë

Trupi i 12-vjeçarit Leo Sadiku, i cili humbi jetën më 8 janar të këtij viti në spitalin e Tiranës, është zhvarrosur për t’u nënshtruar autopsisë. Ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, të shoqëruar nga prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, e cila po heton rastin, kanë kryer procedurën e zhvarrosjes në prezencë të familjarëve të të ndjerit.

Ekspertët do të marrin mostra nga trupi i 12-vjeçarit për t’i dërguar për analiza të mëtejshme, me qëllim zbardhjen e shkakut të vdekjes. Mjekët e QSUT kanë konkluduar se Leo Sadiku ka humbur jetën për shkak të miokardit akut, por familjarët kanë ngritur akuza ndaj mjekëve për neglizhencë gjatë trajtimit të tij.

Fillimisht, familjarët refuzuan kryerjen e autopsisë pas vdekjes së 12-vjeçarit, por më pas, pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria e Tiranës, organi procedues vendosi që autopsia të kryhet për të zbuluar shkakun e vdekjes. Familjarët vazhdojnë të protestojnë dhe kërkojnë një hetim të plotë, duke kërkuar që shkaku i vdekjes të përcaktohet në mënyrë të qartë dhe të saktë.

Leo Sadiku ishte nga fshati Pocestë i Maliqit dhe vdekja e tij ka shkaktuar një reagim të fortë në komunitetin e tij dhe më gjerë. Hetimet për këtë rast vijojnë, ndërsa autopsia është një hap kyç në përcaktimin e shkakut të vdekjes së tij.