Kriza e identitetit të arsimit, shkaqet dhe pasojat. Psikologjia pozitive në shkolla.

HomeActual

Kriza e identitetit të arsimit, shkaqet dhe pasojat. Psikologjia pozitive në shkolla.

Maliq/27-vjeçari kanos nëpërmjet rrjeteve sociale një 22-vjeçare
Gazetari i një prej mediave më të mëdha në Shqipëri kërcënohet nga shoferi i kryebashkiakut të Pogradecit Ilir Xhakolli
Kapet një 32-vjeçar duke transportuar me automjetin e tij 4 qese me kanabis

• Alfred NAZARKO & Kristjan MULLALLI
(Aktivistë të Shoqërisë Civile për Politikat Sociale dhe Edukimi)

Sipas studimit tonë në frymën e një analize kritike të gjendjes së arsimit parauniversitar në vendin tonë në ditët e sotme, do t’ju paraqisim fakte dhe probleme të fenomeneve që janë vërejtur nga një investigim që kemi realizuar . Meqënëse 1/3 e popullsisë është përfshirë në sistemin e arsimit, atëhere interesimi qytetar për përmirësimin e cilësisë së arsimit duhet parë si nxitje për veprim dhe që problemet reale të bëhen probleme të shoqërisë.
Me dëshirën që të ndajmë me ju gjithë problemet që shqetësojnë mësuesit (që shumica janë edhe prindër) por dhe nxënësit që instancat të nxjerrin vendime prej konkluzioneve të caktuara.
Meqenëse Ministria e Arsimit dhe Sportit po përgatit një strategji kombëtare të arsimit në vend për vitin 2021-2026 (DRAFT), ne mendojmë të kontribuojmë duke të dhënë ide e sugjerime rreth përmirësimeve të cilësisë në arsimin parauniversitar që kjo strategji të “dëgjohet” si konsultim me grupet e interesit . Shteti duhet të jetë i interesuar për ta marrë problemin nga baza ku ai buron . Si një vizion i ri për arsimin që ka në bazë nevojat dhe interest e nxënësve, mësuesve dhe prindërve .
Referuar srategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026 , në fq. 31, pika 4.2 (U-Report)
UNICEF Shqipëri ka kryer një sondazh për marrjen e informacionit nga të rinjtë dhe të rriturit në Shqipëri në lidhje me disa çështje që konsiderohen të rëndësishme për t’u trajtuar nga kjo strategji . Midis të tjerave në këtë sondazh një pjesë e madhe e pjesëmarrësve (71%) janë të mendimit se duhet trajtuar bullizmi dhe ekstremizmin e dhunshëm në shkolla ;
37% e të anketuarve janë të mendimit se shkolla nuk i pajis nxënësit me aftesi të nevojshme për jetën.

Qëllimi është të kontribuojmë për mirëqenien dhe zhvillimin e nxënësve dhe të shoqërisë në sfidat e jetës.
Për këtë edhe ne kemi marrë opinione të vlefshme nga mësues, nxënës dhe prindër si dhe referenca nga pedagogë të mëdhenj botërorë. Gjithashtu kemi përfunduar një pyetësor në rang vendi me opinionin e rreth 5000 mësuesve të cilët janë edhe prindër sepse një pjesë e madhe e popullsisë kanë lidhje direkte ose indirekte me arsimin.
Sipas rezultateve të sondazhit tonë, i cili do të publikohet në vazhdim, konstatohet se stanjacioni i arsimit sot është për shkak të kurrikulës aktuale me bazë kompetencat (konstruktiviste) që është strumbullari i së keqes .
Për nga rëndësia, pyetësori do të publikohet me detaje për arsye studimore dhe do t’u përcillet instancave përkatëse, sepse përfshin probleme dhe sugjerime për përmirësime të domosdoshme.
Avancimi në procesin e integrimit Evropian kërkon përmirësime në sistemin e arsimit dhe për këtë duhet përmirësimi i lëndëve / kurrikulave shkollore dhe e procesit mësimor / edukativ dhe është domosdoshmëri program edukativ për të rinjtë për të përgatitur qytetarë të shoqërise globale.
Ja disa nga problemet kryesore të kësaj kurrikule:

  1. Mungesa e trajnimeve të mjaftueshme për mësuesit dhe nevoja për formim profesional të tij:
    Mësuesit shpesh nuk kanë marrë trajnime të mjaftueshme për këto metoda duke e bërë të vështirë implementimin efektiv të këtyre strategjive .
  2. Mungesa e burimeve :
    Shkollat përballen me mungesë të cilësisë së teksteve dhe materialeve didaktike dhe teknologjisë së nevojshme për të mbështetur një mësimdhënie më interaktive.
  3. Analfabetizmi funksional :
    • Niveli i ulët i aftësive
    Shumë nxënës kanë probleme me kuptimin e informacionit të lexuar ndonëse dinë të lexojnë e shkruajnë . Kjo i pengon ata të aplikojnë njohuritë në situate reale . Implementimi i kurrikulës aktuale shton mundësinë e arritjes së analfabetizmit funksional në masë të gjerë (Kjo Referuar Reformës së Sistemit Arsimor Parauniversitar, Raport Maj 2014 fq.26 / paragrafi:3.2.25/ MASR/Rubrika: problemet e reformës). Analfabetizmi funksional i refrohet aftësisë së nxënësve për të lexuar e shkruar por nuk kanë aftësi për të kuptuar dhe përdorur informcionin në kontekstet e jetës. Këta nxënës shpesh kanë rezultate të ulëta në provime, mungesë të atësive jetësore dhe të mardhënieve sociale.
  4. Mungesa e angazhimit të nxënësve :
    • Motivimi i ulët
    Në disa raste nxënësit mund të ndihen të pamotivuar për t’u angazhuar në procesin e të mësuarit veçanërisht nëse metodat nuk janë të përshtatshme për interesat e tyre, duke mos krijuar një atmosferë të nxëni efektiv dhe me emocione .
  5. Vështirësitë në vlerëim:
    • Sistemi i vlerësimit
    Vlerësimet shpesh janë të fokusuara në memorizimin e informacionit dhe jo në përdorimin e tij praktik, ku mësuesit nuk vlerësojnë objektivisht arritjet mësimore dhe talentet që fëmija shfaq në fusha të ndryshme. Vlerësime të pamotivuara, të paqarta që kanë sjellë përshtjellimin në vlerësimin me notë të nxënësve. Si pasojë i njejti nxënës për të njejtën sasi njohurish mund të marrë vlerësime të ndryshme nga mësues të ndryshëm dhe madje nga i njëjti mësues në ditë të ndryshme (Referuar Reformës së Sistemit Arsimor Parauniversitar, Raport Maj 2014, Fq.30 / MASR). Mësuesit nuk i kanë të qarta teknikat e vlerësimit gjë që krijon armiqësi mësues-nxënës-prind.
  6. Ngarkesa mësimore :
    Niveli i materialit mësimor në tekste jo në përputhje me veçoritë e zhvillimit psikik të moshave të nxënësve duke mos u lënë kohë atyre për t’u përgatitur e çlodhur . Madje prindërit përpiqen të ndihmojnë në realizimin e detyrave e projekteve (After School) .Gjithashtu dhe koha e pakët e shpjegimit të njohurive të shumta dhe për pasojë perceptimi dhe asimilimi i dobët i njohurive (Mësimdhënia me në qendër nxënësin nuk i le kohë të mjaftueshme mësuesit për shpjegim ) . Duhen përpunuar kriteret për uljen e ngarkesës mësimore të tepërt e të panevojshme , për ngritjen e mësmit nga ana cilësore, për gjetjen e metodave didaktike shpjeguese me sasinë e orëve të domosdoshme, kohë që i nevojitet nxënësit për të asimiluar njohuritë. Procedurat burokratike e skematike me punë të tepërta portofoli, testime, testime të ndërmjetme, detyra e projekte krijojnë klimë tensioni dhe dhunë psikologjike. Kjo për shkak të presionit të notës.

Një prej grafikëve që pasqyron rezultatet e pyetësorit rreth kurrikukllës.

  • * *

Disa përfundime sipas opinioneve të rreth 5000 mësuesve që morën pjesë në pyetësor :

• Përmirësimi i cilësisë së të nxënit nëpërmjet reformës kurrikulare rezultoi dështim.
Duke pasur parasysh nevojat vetjake, stilet e të nxënit, pamunësia dhe motivimi i ulët për të nxënë , nuk e përmirësuan nivelin e arritjeve të nxënësve .
• Kurrikula sipas qasjes me bazë kompetencat ka dështuar dhe duhet rishikuar.
• Programet janë të mbingarkuara (Alterteksti , testime, detyra e projekte).
• Nuk përshtaten me nivelin e zhvillimit të nxënësve.
• Nuk theksohen përmbajtjet lëndore (konceptet).
• Ka abstragime në metodologjinë e mësimdhënies/ mësimnxënies (mësimi jo efektiv).
• Programi nuk përmbush nevojat dhe interest e nxënësve, të prindërve dhe mësuesve.
• Mënyra e menaxhimit të kurrikulës krijon probleme në menaxhimin e saj nga shkolla .
• Politika e altertekstit ka rezultuar jo efikase.
• Rezultatet e ulëta në vlerësimin e nxënësve ndër vite (nxënësit janë dorëzuar dhe nuk kanë interes) Këtë e vërteton dhe Raporti PISA .
• Të mësuarit verbal në nivele të ulëta . Të menduarit kritik , zhvillimi i ulët i kompetencave sidomos ajo qytetare dhe personale .
• Nxënia nëpërmjet situatave nuk ndihmojnë në zhvillimin e koncepteve,dhe nuk bazohen në karrakteristikat e zhvillimit moshor të nxënësve, aq më pak të jenë të aftë për ti përdorur në praktikë gjatë gjithë jetës .
• Vlerësime të pamotivuara, të paqarta kanë sjellë përshtjellimin në vlerësimin me notë të nxënësve.
• Orët dyshe të nismës 3 lëndë në 6 orë krijojnë monotoni dhe mërzi .
• Mësuesit nuk i kanë të qarta teknikat e vlerësimit, hartimit të pyetjeve , pikëzimi (trajnime fiktive) . Kjo krijon konflikt mësues-nxënës-prindër .
• Implementimi i kurrikules aktuale shton mundësië e arritjes së shkallës së plotë të analfabetizmit funksional .
• Nxënësit nuk po kultivojnë identitetin vetjak, vlerat kulturore dhe qytetare, nuk po zhvillohen në aspektin etik e moral , nuk demostrojnë përgjegjësi ndaj vetes, familjes dhe shoqërisë sepse nuk kryhet procesi edukativ në shkolla për shkak se mungojnë modulet e plota për edukim. Nuk ekziston më koncepti “Nxënës me sjellje shembullore”. Duke marrë parasysh ngjarjet e aktualitetit (vrasjet e nxënësve njëri me tjetrin) ku edukimi duhet të përqëndrohet në formimin e karrakterit dhe promovimin e vlerave morale siç e aplikon modeli arsimor japonez .
• Edukimi moral është i domosdoshëm për të qenë lëndë mësimore në shkolla me qëllim edukimin e ndjenjave dhe të personalitetit (Paola Cortellesi, aktore dhe aktiviste e shoqërisë civile italiane për edukim ).
• Nxënësit po kthehen në qënie robotike pa ndjenja morale e pa sedër. Kjo kërkon krijimin e një atmosfere studimi dhe rregulli. Për këtë duhet një qasje e re, një metodologji e re.
• Kjo kurrikul ka ndryshuar rolin e mësuesit duke e kthyer në spektator të situatave të veprimtarisë së nxënësve duke mos qenë më drejtues dhe mentor i orës mësimore por thjesht një vëzhgues pasiv .
• Tekstet shkollore u konceptuan dhe u riformatuan ndryshe duke mos qenë koherente për përvetësimin logjik dhe sistemimit të njohurive .
• Pilotimi i kurrikulës që në fillimet e saj nuk u bë gjithëpërfshirës dhe i plotë për të parë të metat në terren si dhe për korrigjime të mundshme në programe dhe tekste pas pilotimit.
Si rezultat nuk u sigurua efektiviteti i kurrikulës së re .
• Shumë nxënës ndjekin kurse jashtëshkollore me pagesë për tu përgatitur për provime, testime. Arsyet e këtyre kurseve janë për pasigurinë e nxënësve për lëndë të caktuara (probleme konceptesh, mbingarkesa , saktësi të dyshimta etj).
• Ideali i prindërve është të kenë fëmijë të ditur dhe të edukuar jo për diplomë por për jetën .
• Dhuna dhe pasiguria në shkolla nuk largohet nga shtimi i oficerëve të sigurisë por me politika arsimore e edukuese.


Shkolla Pozitive sipas Dr. Anna Becker
Nga përvoja botërore dhe nga rezultatet e pyetësorit që realizuam, si konkluzion shihet nevoja e revolucionarizimit të shkollës duke përfshirë elemente të psikologjisë pozitive sipas teorisë së Dr. Anna Becker. Ku sipas kësaj teorie psikologjia pozitive në shkolla është një qasje e rëndësishme që fokusohet në zhvillimin e forcave dhe virtyteve të nxënësve, duke krijuar një ambient pozitiv që nxit mësimin dhe mirëqenien.
Shkollat pozitive janë mjedise orientuse dhe edukuese ku nxënësit përjetojnë emocione pozitive dhe motivim duke zhvilluar kuptimin e vetes, të të tjerëve e të shkollës . Këto shkolla karakterizohen nga një klimë e mirë, e pasqyruar në ndërveprimin e të gjitha faktorëve edukativë (psiko-socialë, organizativë, akademikë, kulturorë) që sigurojnë një mjedis të kujdesshëm dhe të sigurt.
Nxënësit ndihen të respektuar, të vlerësuar dhe të mbrojtur nga përballjet negative duke krijuar marrëdhënie mbështetëse me mësuesit dhe bashkëmoshatarët, pjesëmarrje aktive të nxënësve, ndjenjë përgjegjësie.
Mësuesit dhe stafi i shkollës punojnë për të zhvilluar e kultivuar talentet, aftësitë dhe interesat e çdo nxënësi duke marrë marrë parasysh sukseset, mirëqenien emocionale dhe sociale të tyre dhe jo vetëm sukseset akademike.Aty promovohen aftësitë sociale dhe strategjitë e përballjes shoqërore.
Te mësuesit mbizotëron një kulturë bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe vlerësimi të ndërsjelltë duke u angazhuar për të inkurajuar aktivizimin e nxënësve, menaxhimin e stresit, zgjidhjen e konflikteve dhe ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme.
Një tjetër tipar i rëndësishëm është përfshirja e prindërve në jetën e shkollës.
Në përgjithësi shkollat pozitive synojnë të zhvillojnë te nxënësit një ndjenjë të fortë të kuptimit të vetes, të aftësive dhe të talenteve të tyre. Ky orientim i përgjithshëm ndikon pozitivisht në mirëqenien dhe sukseset e tyre.

Dr. Anna Becker, në analizat e saj, thekson disa aspekte kyçe të kësaj qasjeje:

  1. Krijimi i një Ambienti Pozitiv:
  • Rritja e Motivimit: Mësuesit inkurajojnë nxënësit të zhvillojnë qëllime dhe të përfshihen në aktivitete që i japin kënaqësi.
  • Mbështetje Sociale: Nxënësit ndihen të mbështetur nga mësuesit dhe bashkëmoshatarët, çka rrit ndjenjën e përkatësisë.
  1. Zhvillimi i Vlerave Morale:
    -Mësimi i Virtyteve: Nxënësit mësojnë vlera si empatia, respekti, dhe përgjegjësia përmes aktiviteteve dhe diskutimeve grupore.
  • Praktikimi i Mirësisë: Aktivitetet shërbimi ndaj komunitetit që ndihmojnë në zhvillimin e ndjenjës së mirësisë dhe solidaritetit.
  1. Fokusimi në Forcat Individuale:
  • Identifikimi i Talenteve: Nxënësit inkurajohen të identifikojnë dhe zhvillojnë forcat e tyre personale, duke u ndihmuar të rriten si individë.
  • Pjesëmarrje Aktive: Aktivitetet që promovojnë krijimtarinë dhe inovacionin, ndihmojnë nxënësit të ndihen të vlefshëm dhe të angazhuar.
  1. Rritja e Qëndrueshmërisë Emocionale:
  • Menaxhimi i Stresit : Nxënësit mësojnë teknika për menaxhimin e stresit dhe emocioneve, duke i ndihmuar të përballen me sfidat e jetës.
  • Mendimi Pozitiv: Praktikat e mendimit pozitiv ndihmojnë në ndërtimin e qëndrueshmërisë emocionale dhe optimizmit.
  1. Përmirësimi i Performancës Akademike:
  • Angazhimi në Mësim: Një ambient pozitiv rrit angazhimin e nxënësve në procesin mësimor, duke kontribuar në rezultate më të mira akademike.
  • Pjesëmarrja në Aktivitetet Shkollore: Aktivitetet jashtë mësimore, si sportet dhe klube artistike, stimulojnë zhvillimin e aftësive sociale dhe liderëve.

Në përfundim, psikologjia pozitive në shkolla promovon një qasje të integruar që ndihmon nxënësit të zhvillojnë një identitet të shëndetshëm, të fortë emocionalisht dhe të angazhuar në mësim. Kjo është një bazë e fortë për të ardhmen e tyre si individë dhe si anëtarë të shoqërisë.