Me vendimin nr. 98, datë 30.09.2024, të Këshillit Bashkiak të Maliqit, u krijua Agjencia e Shërbimeve Publike e cila funksionon si një strukturë thelbësore për përmirësimin e jetesës së qytetarëve dhe ofrimin e shërbimeve publike cilësore.
Edhe pse strukturë e re stafi i specializuar dhe organizimi i saj eshte pershtatur mese miri duke sjelle një mirfunksionim dhe sherbim të shpejtë ndaj nevojave të Qytetarëve!
Agjencia e Shërbimeve Publike dejtohet nga Drejtoresha Rudina Bregu dhe përbëhet nga 7 sektorë kryesorë:
1. Sektori i Financës dhe Prokurimeve
2. Sektori i Shërbimeve Publike
3. Sektori i Mekanikës
4. Sektori i Rrugëve Rurale
5. Sektori i Ujitje-Kullimit
6. Sektori i Pyje-Kullotave
7. Sektori i Trshëgimisë Kulturore, Turizmit dhe Arteve
Aktualisht, agjencia ka në përbërje 311 punonjës, të cilët angazhohen çdo ditë në realizimin e misionit të saj.
Politikat zhvillimore të Agjencisë përfshijnë:
Ofrimin e shërbimeve publike cilësore për përmirësimin e jetesës dhe mbrojtjen e mjedisit;
Rritjen e eficiencës dhe efektivitetit në shërbime, përmes përmirësimit të vazhdueshëm dhe zgjerimit të tyre;
Rritjen e transparencës dhe përfshirjen e publikut në planifikim dhe monitorim;
Përmirësimin e mjedisit urban sipas standardeve bashkëkohore, në funksion të komunitetit.
Fushat e veprimtarisë së Agjencisë përfshijnë:
1. Rrugët Rurale
Mirëmbajtja, përmirësimi dhe modernizimi i rrugëve rurale që lidhin fshatrat dhe qendrat e njësive administrative me rrugët kryesore kombëtare.
2. Sektori i Kulturës
Zhvillimi dhe promovimi i vlerave kulturore vendore;
Organizimi i aktiviteteve kulturore dhe sportive;
Administrimi i institucioneve dhe objekteve kulturore, sportive e argëtuese.
3. Shërbimet Publike Urbanistike
Mirëmbajtja e trotuareve, shesheve dhe ndriçimit publik;
Kujdesi për dekorin urban, parqet dhe hapësirat e gjelbra;
Menaxhimi i mbetjeve të ngurta urbane.
4. Bujqësia, Zhvillimi Rural, Pyjet dhe Kullotat
Administrimi i infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit;
Mbrojtja e tokave bujqësore dhe resurseve të tjera natyrore;
Zhvillimi i sistemit të informacionit dhe këshillimit bujqësor;
Mbrojtja e natyrës dhe biodiversitetit.
Agjencia e Shërbimeve Publike e Bashkisë Maliq është një aktor i rëndësishëm për zhvillimin lokal, duke ofruar shërbime efektive, të qëndrueshme dhe të orientuara drejt nevojave reale të komunitetit.