U martua me një minorene dhe ka një vajzë por rrezikon deri në 25 vite burg, komuniteti rom sërish protestë te gjykata e Korçës

HomeSpecial

U martua me një minorene dhe ka një vajzë por rrezikon deri në 25 vite burg, komuniteti rom sërish protestë te gjykata e Korçës

Maliq/Një 64-vjeçat ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me bimësi. 
Kë të qaj më parë, Primaret, apo Sekondaret?
Blutarja tradicionale e grurit

U martua me një minorene dhe ka një vajzë por rrezikon deri në 25 vite burg, komuniteti rom sërish protestë te gjykata e Korçës

Një tjetër protestë është zhvilluar sot përpara gjykatës së Korçës nga përfaqësues të komunitetit rom të këtij qyteti dhe familjarë të Dritson Kurtit, 25- vjeçarit i cili u arrestua në shtator të vitit të kaluar pasi solli në jetë një vajzë me bashkëjetuesen e tij të mitur vetëm 13- vjeç.

Me pankarta në duar ku shkruhet ”Drejtësi për Dritson Kurtin”, si dhe thirrjen “kjo është tradita jonë’ protestuesit e komunitetit rom kërkojnë pushimin e çështjes ose ndryshimin e masës së sigurisë në detyrim paraqitje.

Sot në gjykata pritet të zhvillohet seanca e gjykimit paraprak për tu vendosur që çështja të shkojë për gjykim themeli.