Burimi: Juglindje.com
KOLONJA në VARFERI e MJERIM / Erion Isai bën udhëtime luksi në SHBA e fushatë për partinë
Një familje në fshatin Starje të Kolonjës është detyruar të jetojë jashtë, pasi zjarri u shkatërroi shtëpinë.
Ndërkohë, kryetari i bashkisë, Erion Isai, është kritikuar për mungesë veprimi dhe përqendrim në aktivitete të tjera, si udhëtimet në SHBA dhe fushatat për Partinë Socialiste.
Sipas raportimeve, Isai ka përfshirë në listën e të pastrehëve disa nga drejtorët e bashkisë, duke u mundësuar atyre përfitimin e kredive të buta për strehim.
Sipas raoportimit të news24 familja nga Starja e Kolonjës jeton në kushte të mjerueshme me 5 anëtarë.
Dy muaj më parë, një zjarr i fuqishëm shkatërroi plotësisht shtëpinë e tyre, duke lënë pas vetëm gërmadhat.
Në vetëm 2 orë ata humbën gjithçka,mobiljet, veshjet madje edhe kujtimet…nuk patën mundësi të shpëtonin asgjë.
Pas kësaj tragjedia kjo familje pati mundësi të flinte në të ngrohtë vetëm një ditë në qëndrën sociale në Ersekë e më pas në një çadër të mundësuar nga bashkia.
Ata po jetojnë një realitet të hidhur, duke menduar për të kaluarën që nuk mund ta rikthejnë, dhe për të ardhmen që duket gjithnjë e më e largët.
Në këtë situatë të pamundur, ata ndihen të braktisur dhe të pafuqishëm, duke kërkuar ndihmën e mohuar nga bashkia tek zemërgjerësia e qytetarëve.