Qarku i Korçës nis vitin shkollor 2026–2027, ja numri i nxënësve për këtë vit

HomeActual

Qarku i Korçës nis vitin shkollor 2026–2027, ja numri i nxënësve për këtë vit

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Këmbimi valutor 5 qershor 2024
Dyshohet për vrasje në Pogradec – 52-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë
Maliq/Një shtetas është larguar nga shtëpia, detaje të tjera ..

Qarku i Korçës nis vitin shkollor 2026–2027, ja numri i nxënësve për këtë vit

Viti i ri shkollor 2026–2027 nis në Qarkun e Korçës me një tjetër rënie të numrit të nxënësve.

Në arsimin bazë dhe të mesëm do të ndjekin mësimin këtë vit 18 448 nxënës, ose 680 nxënës më pak krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave, në klasat e para janë regjistruar 1 351 nxënës, ndërsa në klasat e dhjeta janë regjistruar 1 566 nxënës.

Ndërkohë, procesi mësimor në të gjithë qarkun do të zhvillohet me 2 117 mësues, të cilët do të shërbejnë në institucionet arsimore të Korçës, Devollit, Kolonjës, Maliqit, Pogradecit dhe Pustecit.

Rënia e numrit të nxënësve vijon të jetë një prej sfidave për sistemin arsimor në qark, duke reflektuar edhe ndryshimet demografike dhe lëvizjet e popullsisë në vite.

Viti i ri shkollor 2026–2027 nis sot me urimet për një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje për nxënësit, mësuesit dhe prindërit.