HomeActual
Nga Daniela Zisi/Në katin e tretë të Poliklinikës në Korçë janë edhe këto dy tabela; njëra që ndalon duhanin,tjetra ngjitur ndalon fotot.
Kur të gjith vrapojnë ti largohen, Ata vrapojnë ti afrohen ..Por sa vlerësohen ata ?
Kapet në stacionin e trenit me 10 kg drogë, e pëson keq i riu shqiptar

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e Policisë, në krye të detyrës, pavarësisht temperaturave të ulëta.

Duke qenë se territori i qarkut Korçë është përfshirë nga reshje dëbore .

shërbimet e Policisë janë në gatishmëri në të gjitha akset rrugore, për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve, në rast nevoje.

Akset rrugore “Boboshticë-Dardhë”, “Voskop-Voskopojë”, “Zvezdë-Pustec-Dogana Giricë, Korçë-Vithkuq” dhe “Qafë Qarr-Ersekë-Leskovik”, janë të kalueshme, pavarësisht se ka prezencë të dëborës. Borëpastrueset janë në terren, për të mundësuar kalimin pa problem në të gjitha akset rrugore.

Policia e Korçës iu bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, që të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të jenë të kujdesshëm dhe të përdorin paisjet dimërore për automjetet e tyre, ndërsa në raste emergjence të kërkojnë ndihmën e Policisë në numrin 129📲📞