Lozhan i Ri, nis afishimi publik i të dhënave të Regjistrimit Fillestar të pasurive
Maliq – Ka nisur procesi i afishimit publik të të dhënave të Regjistrimit Fillestar për fshatin Lozhan i Ri, në Njësinë Administrative Gorë, Bashkia Maliq, me Zonën Kadastrale 2494.
Banorët e zonës kanë mundësi të konsultojnë dokumentacionin e afishuar pranë ambienteve të Njësisë Administrative Gorë, si edhe online përmes “Platformës së Afishimit Publik” në faqen zyrtare të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK).
Gjatë kësaj faze, qytetarët ftohen të verifikojnë të dhënat e pasurive të tyre dhe të kontrollojnë nëse informacioni i regjistruar përputhet me gjendjen faktike.
Në rast konstatimi të pasaktësive, të interesuarit mund të paraqesin kërkesë me shkrim për korrigjim, veçanërisht për të dhënat e pronës, sipërfaqet apo emrat e pronarëve.
Procesi i afishimit publik u jep mundësi banorëve të verifikojnë të dhënat përpara përfundimit të procedurave të regjistrimit dhe të kërkojnë korrigjimin e çdo pasaktësie të konstatuar.
