Daniela Zisi/Portalet po “shkallmojnë” gazetarinë..

HomeActual

Daniela Zisi/Portalet po “shkallmojnë” gazetarinë..

Kantier punimesh në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq
JOLE/A ËSHTË “SHQIPËRIA 2030” NË BE “PROGRAM ELEKTORAL DHE QEVERISËS”?
Veliaj hosts two boxing champions, Ermal Hadribeaj and Muhamet Qamili

Nga Gazetarja Daniela Zisi ..

Këtë titull lajmi( tek foto më poshtë) e sheh thuajse në çdo portal.

Nga ky titull lexuesi kupton që oficeri i policisë gjyqësore,ka pyetur për rrethanat e ngjarjes bashkëshorten e policit,që plagosi disa ditë më parë një inxhinier në Tiranë.
Nga përgjigjia e bashkëshortes së autorit kuptojmë që pyetja e oficerit ishte: “Sa herë e ke tradhëtuar bashkëshortin”?
Përgjigjia e gruas vijon: “Vetëm një herë,por burri u bë xheloz”.
Lexuesi bëhet konfuz. Po ta kishte tradhëtuar më shumë herë,burri duhet të kishte plagosur gjysmën e Tiranës.

Gruaja është marrë në pyetje nga oficer i policisë gjyqësore,apo nga gratë e mëhallës,të cilat me detaje të tilla shtyjnë kafen e pasdites?

Lexuesi përsëri nuk është i qartë.
A ka interes për hetimin dhe zbulimin e rrethanave të plagosjes,sa herë u tradhëtua burri nga gruaja, që qenka marrë në pyetje?
Përtej interesit të hetimit,ku gjendet tek ky informacion, i stisur,besoj,interesi publik?
Dhe mbi të gjitha,si mund të konsiderohet normalitet,ekspozimi mizor i një mardhënie bashëshortore,plotësisht private?

Edhe pse kjo mardhënie njerëzore,e pakuptueshme nga jashtë, solli një ngjarje kriminale,asgjë nuk justifikon linçimin publik të gruas në fjalë dhe të asnjë gruaje,apo individi,nga mediat i thënçin.