Mes tensionesh mbyllet protesta e opozitës!

HomeActual

Mes tensionesh mbyllet protesta e opozitës!

𝐈𝐧𝐜𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭 𝐦𝐞𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞𝐬𝐡 𝐧𝐞 𝐒𝐞𝐥𝐚𝐧𝐢𝐤, 𝐝𝐲 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚 𝐭𝐞 𝐥𝐞𝐧𝐝𝐮𝐚𝐫
Vihet në pranga 27-vjeçari, i cili pasditen e djeshme me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetase dhe u largua nga vendi i aksidentit.
Maliq/71-vjeçari ngacmon seksualisht një 9-vjeçare

Është mbyllur protesta e opozitës e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Protesta u mbyll pas gati 3 orësh.

Që në nisje të fjalës së Berishës protestuesit filluan të hedhin bomba molotovi drejt Kryeministrisë, shpërthimi i të cilave dogji pjesërisht derën e godinës.

Pasi mbylli fjalimin Berisha protestuesit u drejtuan në Bashkinë e Tiranës, aty ku nuk munguan tensionet dhe përplasja me policinë.

Sapo mbërritën te bashkia protestuesit hodhën bomba molotovi dhe i vunë flakën dritares së godinës. Në një moment ata hodhën një bombë te këmbët e policëve, shpërthimi i së cilës rrezikoi jetën efektivëve që ishin vendosur në rresht./K.C/dritare.net