Nis puna për sistemimin e  “Rrugës së Baçave” në Vloçisht, investim i Bashkisë Maliq dhe Këshillit të Qarkut Korçë

HomeMaliq

Nis puna për sistemimin e “Rrugës së Baçave” në Vloçisht, investim i Bashkisë Maliq dhe Këshillit të Qarkut Korçë

Dhunoi Bashkëshorten, Komisariati i Policisë Maliq, kapi dhe ndaloi një shtetas
Partizani dhe Skënderbeu sfidojnë sot njëra-tjetrën në orën 20:00 në ndeshjen më vendimtare që mund të kenë luajtur ndonjëherë së bashku
BASHKIA KORÇË NJOFTON/SIPAS SHËRBIMIT METEOROLOGJIK TERRITORI I BASHKISË KORÇË GJATË DITËVE NË VIJIM DO TË PËRFSHIHET NGA RESHJE SHIU DHE BORE

Nis puna për sistemimin e  “Rrugës së Baçave” në Vloçisht, investim i Bashkisë Maliq dhe Këshillit të Qarkut Korçë

Kanë nisur punimet për sistemimin dhe asfaltimin e “Rrugës së Baçave” në fshatin Vloçisht, Njësia Administrative Libonik, një investim i përbashkët i financuar nga Bashkia Maliq dhe Këshilli i Qarkut Korçë.

Në nisjen e punimeve ishte i pranishëm edhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Petrika Tollkuçi, i cili së bashku me përfaqësues të Bashkisë Maliq ndoqën nga afër fillimin e këtij projekti të rëndësishëm për komunitetin.

Investimi synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore, disiplinimin e ujërave të përdorura dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët e zonës. Përmes këtij projekti pritet të lehtësohet lëvizja, të rritet siguria dhe të mbështetet zhvillimi i aktivitetit bujqësor, një nga sektorët kryesorë të ekonomisë lokale.

Punimet janë pjesë e investimeve që po realizohen për përmirësimin e infrastrukturës në njësitë administrative të Bashkisë Maliq, me fokus rritjen e cilësisë së jetës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve rurale.