Liqeni (ose këneta) e Maliqit është një prej ekosistemeve më interesante dhe më me vlerë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

HomeActual

Liqeni (ose këneta) e Maliqit është një prej ekosistemeve më interesante dhe më me vlerë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

“Atëdheut tim të vogël” Beras, është libri me poezi dhe elegji  i poetit Stilian Belishta. 
Meteorologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit në fundjavë, si do të jenë temperaturat?
A e dini sa e lashtë është Zvezda? Po Rruga e Luginës së Devollit që kalonte përmes Zvezdës?

Nga: Ardit Konomi

Liqeni (ose këneta) e Maliqit është një prej ekosistemeve më interesante dhe më me vlerë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

Ka vetëm një studim të asaj kohe dhe disi të detajuar për të, të kryer nga një grup studiuesish ushtarakë gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Veç të tjerash, në atë studim liqeni përshkruhet si një prej trupave më të rëndësishëm ujorë që shërbenin si vendqëndrime për shpendët shtegëtare në Europë dhe që ka numëruar rreth 5 mijë zbarkime në 24 orë gjatë periudhave të tilla.

Liqeni u thá në vitet ’46-’47 për arsye të justifikueshme në kontekstin e atëhershëm kohor dhe social-politik.

Në fillim të viteve ’90 toka e përftuar prej tharjes së tij, i’u nda sipas Ligjit 7501, banorëve të zonave përreth dhe pjesërisht edhe atyre të ish-komunës Moglicë.
Sot në qendër të liqenit të dikurshëm, në një zonë prej rreth 600 hektarë, natyra thuajse ka rikthyer të gjitha premisat për riformimin e liqenit dhe mendoj se ka ardhur me kohë momenti i duhur për të menduar seriozisht për restaurimin e pjesshëm të liqenit, sipas një skeme menaxhimi të integruar për këtë lloj ekosistemi.
Studimet tona më të fundit, flasin të gjitha në favor të rikthimit të liqenit dhe ky proces mbështetet nga tregues pozitivë të karakterit mjedisor, turistik dhe social-ekonomik.