Sërish diell dhe vapë! Mot i qëndrueshëm me temperatura deri në…

HomeActual

Sërish diell dhe vapë! Mot i qëndrueshëm me temperatura deri në…

Tragjike/Donte ta fejonte pa dëshirën e saj, 19-vjeçarja vret babain dhe e gropos brenda oborrit të banesës
Legjenda e Marsit – Ndryshe quhen “verorka”.
Roxhens Zgorani/Pse kur të rriteni, nuk duhet të zgjidhni të bëheni servilë?

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e pasdites pritet të jenë deri të dendura. Në jug të vendit hera-herës, vranësirat në mesditë dhe pasdite do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Në orët e vona të mbrëmjes reshjet lokale të shiu do të prekin edhe pjesërisht qendrën e vendit.

Era parashikohet të jetë nga jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 16 deri 30°C;

-në zonat e ulëta 17 deri 35°C;

-në zonat bregdetare 20 deri 33°C.

/gazeta-shqip