Drejtoria Vendore e Policisë Korçë raporton ngjarjet e fundit ..

HomeActual

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë raporton ngjarjet e fundit ..

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë/Kontrolle intensive për kapjen e personave në kërkim.
Skandali me punimet në rrugën e re Korçë – Ersekë!
E trishtë në Maliq : Një 12 vjeçar ndërron jetë në spitalin e Tiranës pasi u dërgua me urgjencë nga spitali i Korçës.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Pogradec- Korçë”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen D. M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. Zh., 24 vjeç, banues në Tren, pasi dyshohet se ka vjedhur disa thasë me foragjere, nga dyqani i babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Zh. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash gjyshes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

Ë. B., 35 vjeç, banues në Podgorije, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 48-vjeçar, për motive të dobëta;

V. Ç., 41 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen V. P., 28 vjeçe, banuese ne Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi dyshohet se ka dëmtuar disa objekte në dyqanin e një 48-vjeçareje.

Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. I., 22 vjeç, dhe G. I., 26 vjeç, banues në Çiflig, vëllezër, pasi në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë Rrugore, për të paraqitur dokumentacionin e automjetit, dhe i kanë kanosur ata, për shkak të detyrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.