Nasip Naço në SPAK: Dhashë deklarimet e mia për “ÇEZ/DIA”

HomeCronic

Nasip Naço në SPAK: Dhashë deklarimet e mia për “ÇEZ/DIA”

Vangjush Dako requests the suspension of investigations
The tragic accident, the 30-year-old Albanian lost his life
Korçë/Nga kontrollet e shtuara në subjekte të ndryshme, Policia konstaton një subjekt ku shiteshin lëndë piroteknike të kontrabanduara.

Ish-ministri i Drejtësisë, Naip Naço ka qenë në SPAK mëngjesin e kësaj të marte. Ai u shpreh se ishte thirrur për çështjen ÇEZ/DIA ku ka dhënë deklarimet e tij.

Nasip Naço: Ata që notonin në ujëra të turbullta në atë kohë dhe që spekulonin morën një përgjigje që pas miratimit të këtij ligji ish drejtori i ÇEZ-it në atë kohë është shkarkuar nga detyra. Gjithashtu një emër tjetër i asaj kohë, Kastriot Ismailaj që kishte një marrëdhënie me kompaninë ÇEZ-it, por jashtë funksionit dhe vullnetit të Ministrisë së Ekonomisë që kishte 24% të aksioneve iu ndërpre kontrata dhe besoj se miratimi i ligjit dhe qëndrimi im në interesin publik ka folur për gjithçka në atë kohë. Këto ishin dhe deklarimet që dhashë për këtë çështje.

Pyetje: Ju pyetën për ish-Presidentin Meta ose ish-shefin tuaj politik asokohe?

Nasip Naço: Pyetën për kompaninë ÇEZ dhe dhashë ato deklarime. Pjesa tjetër pastaj besoj që e keni informacionin e duhur, jeni tre hapa para nesh.

Pyetje: I besoni drejtësisë?

Nasip Naço: Sigurisht kam punuar vetë në këto institucione. I besoj këtij institucioni, pavarësisht unë nuk besoj se asnjë institucion nuk është i përsosur, ka nevojë që në rrugë e sipër të koalidojë shënjestrën e vet. Sigurisht që e mbështes, e kam mbështetur dhe do ta mbështes të gjithë hapat. Është një institucion i domosdoshëm siç është çdo institucion në Shqipëri.

Pyetje: Është hera e parë që thirreni për këtë çështje?

Nasip Naço: Besoj do ta kishit marrë vesh.

Kujtojmë se për dosjen ÇEZ/DIA në vitin 2018 u dënua me vendim të formës së prerë Kastriot Ismailaj, administrator i kompanisë që do të mblidhte borxhet e energjisë elektrike. Dosja u rihap disa vite më parë dhe SPAK po heton veprimet e zyrtarëve të lartë të kohës për marrëveshjen që i shkaktoi shtetit një dëm prej miliona eurosh.

Në lidhje me këtë dosje është marrë në pyetje edhe ish-Presidenti Ilir Meta. Në Nëntor të vitit të kaluar ai qëndroi për mbi 2 orë përballë hetuesve të SPAK teksa për mediat tha se nuk ka favorizuar askënd dhe nuk ka asnjë firmë të Metës në këtë marrëveshje (Lexo më shumë)./tvklan.al