Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin nga Partia Socialiste të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.
Kërkesa është paraqitur gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila po zhvillohet në Gjirin e Lalëzit, ndërsa Rama ka kërkuar që çështja të hidhet në votim në përfundim të mbledhjes.
Tashmë pritet që anëtarët e Asamblesë të shprehen përmes votës mbi këtë kërkesë, e cila vjen në një moment tensionesh dhe diskutimesh brenda Partisë Socialiste.
Mbetet për t’u parë nëse propozimi i kryesocialistit do të marrë mbështetjen e nevojshme dhe çfarë vendimi do të merret për dy figurat e Partisë Socialiste.
