Policia greke dhunon 29-vjeçarin nga Maliqi, e ngatërruan me autorin e një krimi

HomeActualSpecial

Policia greke dhunon 29-vjeçarin nga Maliqi, e ngatërruan me autorin e një krimi

Maliq/Një 67-vjeçare duke drejtuar biçikletën, ka humbur kontrollin dhe si pasojë ..
Vdekja e 12-vjeçarit Leo Sadiku/ Prokuroria e Korçës shpall moskompetencë, ngjarja ndodhi në QSUT, dosja i kalon prokurorisë së Tiranës
Arian Jaupllari/Takime me banorët e fshatit Drithas..

Policia greke dhunon 29-vjeçarin nga Maliqi, e ngatërruan me autorin e një krimi

Një 29-vjeçar nga Maliqi ka denoncuar se është dhunuar nga efektivë të policisë greke, pasi është ndaluar gabimisht si i dyshuar për një vepër penale në qytetin e Kalkidhës.

Sipas burimeve, mbrëmjen e djeshme i riu është paraqitur në urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kishte dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

29-vjeçari, Maldin Maxhari, ka deklaruar para policisë shqiptare se ngjarja ka ndodhur rreth 13 ditë më parë në Greqi, ku ai është ndaluar nga policia greke si i dyshuar për një krim. Pas verifikimeve të kryera nga autoritetet, ka rezultuar se ai nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen për të cilën dyshohej.

Maxhari ka depozituar kallëzim pranë autoriteteve greke për dhunën e pretenduar ndaj tij. Më pas ai është dëbuar nga territori grek dhe është kthyer në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakavijës.

Për shkak të problemeve shëndetësore dhe dëmtimeve të marra, ai është paraqitur në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr trajtim mjekësor. Burime spitalore bëjnë me dije se 29-vjeçari ka pësuar dëmtime në trup, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pritet që rasti të ndiqet nga autoritetet përkatëse për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.