Maliq, investim në rehabilitimin e ambienteve të Shërbimit Zjarrfikës
Ambientet e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) në Maliq do t’i nënshtrohen rehabilitimit, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e kapaciteteve të këtij shërbimi.
Investimi synon krijimin e ambienteve më të përshtatshme për punonjësit zjarrfikës, të cilët kanë një rol të rëndësishëm në garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe përballimin e situatave emergjente.
Sipas Bashkisë Maliq, ndërhyrja financohet nga buxheti i vitit 2026 dhe është pjesë e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës dhe forcimin e shërbimeve në funksion të komunitetit.
