Të shtëna me armë në Korçë, humb jetën nje 20-Vjeçar

HomeActual

Të shtëna me armë në Korçë, humb jetën nje 20-Vjeçar

Korçë / Vetëhidhet nga kati i pestë, humb jetën 70-vjeçari
Pogradec / Finalizohet operacioni policor i koduar “The last fire”, zbardhen dy zjarrvënie të qëllimshme
Kalaja e Zvezdës, një perlë historike në verilindje të Korçës.

Të shtëna me armë në Korçë..

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Korçës, ku një 20-vjeçar dyshohet se ka mbetur i vrarë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 14, ndërsa viktima është identifikuar me inicialet J.Z., rreth 20 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, i riu ishte pjesë e Forcave të Armatosura.

Dyshohet se ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Sipas raportimeve të fundit, autori dyshohet se është identifikuar nga Policia, ndërsa janë ngritur edhe postblloqe në hyrje-daljet e qytetit dhe në akset nacionale për kapjen e tij.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar motivin dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.