Siguria nuk pikturohet vetëm me bojë të bardhë

HomeActual

Siguria nuk pikturohet vetëm me bojë të bardhë

𝐍𝐠𝐚 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐌𝐚𝐥𝐢𝐪 𝐭𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐝𝐡𝐮𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐛𝐢𝐛𝐥𝐢𝐨𝐭𝐞𝐤𝐞̈𝐧: 𝐅𝐥𝐨𝐫𝐣𝐚𝐧 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐩𝐚𝐬𝐮𝐫𝐨𝐧 𝐟𝐨𝐧𝐝𝐢𝐧 𝐞 𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐞̈𝐬 “𝐃𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭𝐞̈𝐫 𝐎𝐫𝐠𝐨𝐜𝐤𝐚”
𝐁𝐫𝐞𝐬𝐡ë𝐫𝐢 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐭ë𝐫𝐫𝐨𝐧 𝐭ë 𝐦𝐛𝐣𝐞𝐥𝐥𝐚𝐭 𝐧ë 𝐅𝐢𝐞𝐫, 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐞𝐫ë𝐭 𝐤ë𝐫𝐤𝐨𝐣𝐧ë 𝐝ë𝐦𝐬𝐡𝐩ë𝐫𝐛𝐥𝐢𝐦
Pse ushqimet e konservuara janë të rrezikshme? Kujdesi që duhet të tregoni kur i blini

Siguria nuk pikturohet vetëm me bojë të bardhë

Nga L.M
Pak muaj më parë, në rrugën “28 Nëntori”, pranë Ambulancës Nr. 3, Bashkia Korçë vendosi një kalim të ri për këmbësorët. Ishte një ndërhyrje që shumë qytetarë e prisnin, pasi në këtë segment nuk kishte pasur kurrë një vendkalim të sinjalizuar, edhe pse është një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit.

Por, siç ndodh shpesh, qëllimi i mirë nuk mjafton.

Sot, vetëm pak muaj më vonë, vijat e bardha janë zbehur aq shumë sa dallohen vetëm kur je pothuajse sipër tyre. Trotuaret nuk janë përshtatur me rampa për personat me aftësi të kufizuara, prindërit me karroca apo të moshuarit, ndërsa shumë drejtues mjetesh vazhdojnë të kalojnë pa ndaluar, sikur ky kalim të mos ekzistojë.

Kalimi i rrugës në këtë pikë është kthyer në një provë durimi. Qytetarët presin gjatë për të gjetur një moment të sigurt, ndërsa makinat kalojnë njëra pas tjetrës.

Edhe më shqetësues është fakti se vetëm dy muaj më parë, pikërisht në këtë vend, një këmbësor u plagos në një aksident.

Nuk bëhet fjalë për të kritikuar një investim që ishte i nevojshëm. Përkundrazi, është një thirrje që ai të përfundojë siç duhet. Një kalim këmbësorësh nuk vendoset vetëm për të plotësuar një detyrim, por për të mbrojtur jetën e njerëzve.

Prandaj, Bashkia Korçë duhet ta rishohë këtë segment: të rivijëzojë kalimin me materiale cilësore, të ndërtojë rampat e nevojshme dhe të marrë masa që drejtuesit e mjeteve ta respektojnë realisht vendkalimin.