Tiranë, 30 Qershor 2026 – Tensione u regjistruan përpara Kuvendit gjatë protestës së zhvilluar paralelisht me seancën plenare, ku ndërhyrja e forcave të policisë përfundoi me shoqërimin e gjashtë protestuesve në komisariat.

Sipas informacioneve të siguruara, protestuesit e ndaluar janë dërguar në komisariate të ndryshme të Tiranës, ku po kryhen procedurat ligjore dhe verifikimet përkatëse.
Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë momente kur disa prej protestuesve u tërhoqën zvarrë nga efektivët e policisë gjatë ndërhyrjes për largimin e tyre nga zona e protestës. Pamjet kanë ngjallur reagime në rrjetet sociale, ndërsa pjesëmarrësit në protestë e kanë cilësuar përdorimin e forcës si të pajustifikuar.
Pas shoqërimeve, një grup protestuesish u mblodh pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, duke kërkuar lirimin e personave të ndaluar.
Deri në publikimin e këtij lajmi, Policia e Shtetit nuk ka bërë ende një reagim zyrtar mbi numrin e saktë të të shoqëruarve, arsyet e ndalimit të tyre apo mbi mënyrën e ndërhyrjes së efektivëve gjatë protestës.
Qarku.al do të vijojë të ndjekë zhvillimet dhe do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë një reagim zyrtar nga autoritetet.