Armand Braho/ Pa ovacione, e nën zi, vetëm “specialistët” e festojnë ditëlindjen!

HomeActual

Armand Braho/ Pa ovacione, e nën zi, vetëm “specialistët” e festojnë ditëlindjen!

Bashkia Maliq pjesë e panairit “Inspire, Educate, Innovate”,
Njoftim zyrtar nga Ministria e Bujqësisë: Ndalohen lëvizjet dhe tregtia e dhenve dhe dhive
“𝐒’𝐭𝐚 𝐝𝐚𝐥 𝐝𝐨𝐭 𝐚𝐬 𝐦𝐞 𝐟𝐚𝐛𝐫𝐢𝐤ë 𝐝𝐚𝐡𝐨𝐧𝐢”, 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐚 𝐬’𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐥 𝐢𝐫𝐨𝐧𝐢𝐧ë 𝐧𝐠𝐚 𝐃𝐮𝐫𝐫ë𝐬𝐢: 𝐑𝐚𝐦𝐞, 𝐤𝐮 𝐞 𝐤𝐞 𝐆𝐣𝐮𝐬𝐡 𝐀𝐤𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞𝐧?

Pa ovacione, e nën zi, vetëm “specialistët” e festojnë ditëlindjen!

Ndërsa socialistët (patronazhistët dhe administrata e detyruar) kremtonin sot 35-vjetorin me nënshtrimin kolektiv dhe vetëkënaqësinë e një retorike boshe e absurde, i një lideri të përdalë, ku njerëzit e shesheve i quanin si “vërshime të kanaleve”, kryeministri i vendit manifestoi edhe njëherë degradimin njerëzor dhe rënien politike të tij, si një ndër figurat më të dështuara dhe më të kontestuara të këtij kombi.

Me sheshin e mbushur nga patronazhistët dhe një pjesë e administratës, të cilëve u ka lidhur “lugët” prej vitesh në këmbim të një rroge, administrata më e paaftë që mund të ketë pasur ndonjëherë vendi, e cila prodhon gjithnjë e më pak rezultate në raport me numrin e punonjësve, u përdor sërish si marionetë dhe si turmë duartrokitësish për një pushtet që ka humbur drejtimin.

Edhe pse organizon një kundërmiting përballë zemërimit qytetar, i cili buron pikërisht nga arroganca e pushtetit dhe që përpiqet të imponojë një realitet artificial, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë me një zë largimin e kastës së vjetër politike, me në krye Edi Ramën dhe Sali Berishën.

Ajo që u pa sot ishte edhe një herë një shfaqje politike e konsumuar, që nuk i shërben askujt përveç mbijetesës së përkohëshme të një pushteti të lodhur, i cili prej vitesh është akuzuar se mbështetet te klientelizmi, bandat dhe krimi i organizuar. Një pushtet që duket se po humbet gradualisht ndikimin e tij dhe po përballet me një krizë të thellë besimi në sytë e qytetarëve.

Si nuk pash një fytyrë të qeshur nga patronazhistët, banda e tij, e madje as nga vetë përzjersi i çorbës së prishur dhe ndyer. Sikur ishin në vakinë e një mandati që më shumë po i torturon se sa i shpërblen. Ndërsa pak metër me tutje ndodhej populli, i cili edhe pse i mbytur nga hallet, gjen forcën dhe proteston shpresëplotë pa drojtje, me plotë hare dhe i lire, ndryshe nga këllirat që i binden apelit me letër e laps dhe vijojnë të mbeten rrobër të një rroge harram, ku veçse parazitojnë dhe nuk shërbejnë.

Në raste ditëlindjesh urohet me fjalën “Gëzuar”, por gëzim mos paçi, e u varshi më keq seç jeni varur sot!/Nga Armand Braho