Bedollari/Mesazh prekës për ndarjen nga jeta të mësuesit Alban Bejleri

HomeActual

Bedollari/Mesazh prekës për ndarjen nga jeta të mësuesit Alban Bejleri

DVKM Korçë intensifikon kontrollet në kufi: Ndalim në PKK Tushemisht, procedim për peshkim të ndaluar dhe 13 migrantë të parregullt të kapur
Kriza e identitetit të arsimit, shkaqet dhe pasojat. Psikologjia pozitive në shkolla.
Dita e Hapur për Turizmin e Juglindjes, 19 udhërrëfyes të rinj certifikohen në Korçë

Mesazh prekës për ndarjen nga jeta të mësuesit Alban Bejleri

Drejtori i shkollës së Lozhanit, Besnik Bedollari, ka përcjellë një mesazh tepër prekës për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut të tij, mësuesit Alban Bejleri.

Në fjalët e tij plot dhimbje, ai shprehet se lajmi i papritur për largimin e mësuesit ka tronditur thellë stafin pedagogjik, nxënësit dhe gjithë komunitetin, duke lënë një boshllëk të madh në shkollë.

“Ende nuk e pranojmë dot që nuk je më mes nesh. U largove në heshtje, sikur nuk doje të lëndoje askënd, por ikja jote na dhemb edhe më shumë”, shprehet ai ndër të tjera.

Bedollari kujton me mirënjohje përkushtimin dhe pasionin e mësuesit në procesin mësimor, buzëqeshjen e përditshme me të cilën përcillte nxënësit dhe dashurinë e madhe për profesionin.

Sipas tij, mungesa e tij do të ndihet fort jo vetëm nga kolegët, por mbi të gjitha nga nxënësit, të cilët nuk do të dëgjojnë më zërin e tij në klasë.

Në fund të mesazhit, drejtori shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, duke uruar që shpirti i tij të prehet në paqe dhe të mbetet gjithmonë i paharruar në kujtesën e të gjithëve që e njohën.