Tentoi t’i japë fund jetës duke konsumuar medikamente, 36-vjeçarja nga Liboniku shpëton falë ndërhyrjes mjekësore

HomeUncategorized

Tentoi t’i japë fund jetës duke konsumuar medikamente, 36-vjeçarja nga Liboniku shpëton falë ndërhyrjes mjekësore

Zbulohet bazë e fshehtë e lojërave të fatit me makineta, arrestohen dy persona në Korçë dhe shpallet në kërkim një tjetër
E rëndë në Pogradec/ Pas konfliktit në QV, nipërit e 63-vjeçarit i shkojnë në shtëpi komisionerit, i rrahin gruan dhe djalin
Dhunë ndaj të miturit në Korçë – procedohen dy shtetas

Maliq – Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasen J. P., 36 vjeçe, banuese në Libonik.

Sipas njoftimit zyrtar, gruaja ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh në banesën e saj. Falë ndërhyrjes në kohë, ajo është dërguar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.