Aksident në Pogradec, procedohen 2 drejtues – njëri në gjendje të dehur
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë bën me dije se, në vijim të aksidentit të ndodhur në unazën e Pogradec, specialistët e Policisë Rrugore kanë nisur procedim penal ndaj dy shtetasve, R. Z., 27 vjeç dhe E. Sh., 58 vjeç.
Sipas policisë, automjeti i drejtuar nga 27-vjeçari është përplasur me një motomjet, duke lënë të plagosur drejtuesin 58-vjeçar dhe bashkëshorten e tij, e cila udhëtonte si pasagjere. Të dy ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimet rezultoi se 58-vjeçari drejtonte motomjetin në gjendje të dehur.
Transport druri pa leje, procedohen dy shtetas
Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Pogradec kanë proceduar penalisht shtetasit Xh. Ç., 45 vjeç dhe D. P., 56 vjeç, të cilët u kapën në fshatin Slabinjë duke transportuar dru zjarri pa leje me kamionë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet dhe sasia e lëndës drusore, ndërsa materialet iu referuan Prokuroria e Korçës për veprime të mëtejshme.
