WhatsApp shfaq shenjat e para të funksionit për komunikim ndër-platformë

HomeTechnology

WhatsApp shfaq shenjat e para të funksionit për komunikim ndër-platformë

“Children have harmed themselves from social networks”, Zuckerberg apologizes to family members in the US Senate
Një ekip inxhinierësh thonë se kanë zhvilluar një “super DVD” me kapacitet të dhënash prej 200 TB
Roboti i shërben ushqim një klienti në një dhomë hoteli në Kinë

WhatsApp si aplikacion mjaft popullor i mesazheve, po përgatitet të hap dyert për komunikim me platforma tjera të mesazheve.

Nevoja që WhatsApp të shtonte këtë funksionalitet vjen si përgjigje e drejtpërdrejt ndaj Aktit të Tregjeve Dixhitale të Bashkimit Evropian (DMA), i cili synon të thyejë barrierat midis gjigantëve teknologjik.

Funksioni i ardhshëm do t’i lejojë përdoruesit në BE të lidhen me përdorues të aplikacioneve tjera të mesazheve, edhe nëse ata nuk janë përdorues të WhatsApp, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Por, ka frikë se komunikimi ndër-platformë mund të rrisë edhe ekspozimin ndaj mashtrimeve. Megjithatë, çdo aplikacion ka politikat e veta të privatësisë, duke i trajtuar potencialisht të dhënat tuaja ndryshe nga WhatsApp.

Lëvizja e fundit nga WhatsApp thuhet se promovon zgjedhje dhe fleksibilitet më të madh në mënyrën se si përdoruesit e aplikacionit lidhen dhe komunikojnë me të tjerët.Nuk dihet ende nëse këto ndryshime do të zbatohen globalisht apo vetëm në BE. /Telegrafi/