Digjte pajisje në ambient të hapur, procedohet 35-vjeçari

HomeActual

Digjte pajisje në ambient të hapur, procedohet 35-vjeçari

Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Korçë, për çeljen e sezonit turistik veror.
Ishte shpallur në kërkim, ndalohet në hyrje të Republikës së Shqipërisë një shtetas
Çdo vit po krijohen gjithnjë e më pak biznese të reja, çfarë tregojnë shifrat

Në lagjen nr. 18, Korçë, shtetasi M. H., 35 vjeç, u kap duke djegur pajisje elektroshtëpiake të vjetra në terren të hapur, duke shkaktuar ndotje të ajrit. Materialet u referuan për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

🔹 Dhuna në familje dhe konflikt për pronë në Devoll

Në Devoll nisi procedimi penal ndaj E. U., 25 vjeç, banues në Trestenik, i dyshuar për dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Ndërkohë, në fshatin Gracë, D. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është konfliktuar fizikisht me një 70-vjeçare për motive pronësie.

🔹 Paraqitet në polici 28-vjeçari i shpallur në kërkim

Në lidhje me konfliktin e ndodhur më 09.02.2026 në lagjen nr. 1, Pogradec, u paraqit në komisariat shtetasi E. M., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për “Plagosje të lehtë me dashje” dhe “Shkatërrim prone”. Pas konsultimit me Prokurorin, ai do të ndiqet në gjendje të lirë.

📌 Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.