Situatë e vështirë nga reshjet në Bashkinë Maliq

HomeUncategorized

Situatë e vështirë nga reshjet në Bashkinë Maliq

Lorenc Ekonomi zgjidhet Rektor në Universitetin ‘Fan Noli’ në Korçë.
Në një kohë kur të rinjtë po largohen, Klajdi Bajrami zgjedh të qëndrojë dhe të shërbejë nëvendin e vet
Aksident tragjik në aksin Voskop–Korçë, humb jetën një grua me biçikletë

Reshjet intensive të shiut kanë krijuar një situatë të vështirë në territorin e Bashkisë Maliq. Sipas të dhënave zyrtare nga Shërbimi Meteorologjik i Ushtrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 124 mm reshje, sasia më e lartë në rang qarku dhe ndër më të mëdhatë në nivel kombëtar.

Si pasojë e kësaj sasie të madhe uji, lumi Devoll nuk ka mundur ta përballojë prurjen, duke dalë nga shtrati në disa segmente dhe duke shkaktuar përmbytje në zona të caktuara.

Strukturat e Bashkisë Maliq, shërbimet emergjente dhe forcat përkatëse ndodhen në terren për të monitoruar situatën dhe për të minimizuar çdo problematikë të mundshme, ndërsa po merren masa për garantimin e sigurisë së banorëve dhe mbrojtjen e pronës.

Situata po ndiqet në mënyrë të vazhdueshme dhe autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.