Policia Rrugore e Korçës vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Aksionet zhvillohen gjatë gjithë orëve të ditës dhe natës, në akset urbane dhe interurbane, duke përdorur pajisje moderne të logjistikës policore, të loguara dhe të paloguara, për menaxhimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve që përbëjnë rrezik për jetën.
Gjatë 24 orëve të fundit, falë këtyre kontrolleve janë ndëshkuar administrativisht 112 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
🚗 13 për parakalime të gabuara;
📱 14 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
🔒 16 për mosvendosje të rripit të sigurimit;
🅿️ 17 për parkime të gabuara;
🚶♂️ 7 për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
🍷 3 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
⚡ 2 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;
🚨 40 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit.
Policia Rrugore e Korçës thekson se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje në të gjitha rrugët e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë rrugore.
👮♀️ Apeli i Policisë:
Drejtuesit e mjeteve të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, të shmangin përdorimin e celularit, parakalimet e gabuara dhe drejtimin e automjetit nën efektin e alkoolit.
🚨 Qytetarët ftohen të denoncojnë çdo rast shkeljeje në numrin pa pagesë 112.
📰 Burimi: Policia e Shtetit
✍️ Qarku.al
