Kolanec/Gati për asfaltim rruga lidhëse me Maliqin

HomeActual

Kolanec/Gati për asfaltim rruga lidhëse me Maliqin

Ndryshimi i orës/ Nga përgjumja te migrena e sulmet në zemër, si ndikon në shëndetin tonë
Vasil Sterjovski/ Lajm i mirë për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Maqedonisë!
Snowfall begins in Korça District

Fshati Kolanec, një ndër më piktoreskët e Bashkisë Maliq, po hyn në një fazë të re zhvillimi me nisjen e përgatitjeve për asfaltimin e segmentit të parë të rrugës që e lidh me qytetin e Maliqit.

Ky investim i Bashkisë Maliq synon jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e lëvizjes për banorët, por edhe rritjen e potencialit turistik të zonës, e cila njihet për natyrën e saj të mrekullueshme dhe mikpritjen karakteristike.

Kthimi i Kolanecit në një destinacion tërheqës turistik po kthehet tashmë në një realitet të prekshëm, duke i dhënë frymë të re zhvillimit rural dhe turizmit në gjithë zonën e Maliqit. 🌿✨