Djathi i shakullit që tërhoqi vëmendjen në panairin e Maliqit, traditë e gjallë e Zerecit

HomeActual

Djathi i shakullit që tërhoqi vëmendjen në panairin e Maliqit, traditë e gjallë e Zerecit

Inaugurimi i Fabrikës së Sheqerit në Maliq
Vasil Steriofski/nga zgjedhjet parlamentare deri te sfidat dhe aspiratat e komunitetit maqedonas në Shqipëri.
Gjetur në Podgorie/Pitos qeramike me përzjerje guralecë të vegjël.

Djathi i shakullit, traditë e gjallë në Moglicë

Në Panairin e ëmbëlsirave dhe produkteve bujqësore e blegtorale të mbajtur sot në Maliq, vëmendjen e vizitorëve e mori djathi i shakullit, i njohur ndryshe si djathi në lëkurë dhie, një traditë e hershme e zonës së Moglicës.

Ky djathë unik, me shije të veçantë që ruan aromën e fushave e barit, vazhdon të prodhohet edhe sot në mënyrë tradicionale në fshatin Zerec të Moglicës, falë përkushtimit të banorëve që e mbajnë gjallë këtë trashëgimi kulinare.