Në kohëra kur premtimet janë më të shpeshta se veprat, kur buzëqeshjet e rreme fshihen pas interesave personale, del një njeri që nuk ka nevojë të kujtohet për ty vetëm kur vijnë zgjedhjet. Ai është aty çdo ditë. Ka qenë aty edhe kur ke pasur nevojë. Ka dëgjuar pa gjykuar. Ka ndihmuar pa pritur. Ka dhënë pa kërkuar. Ky është Arjan Jaupllari.
Arjani nuk ka nevojë të shpikë histori për t’u dukur human. Historia e tij është shkruar në ndërgjegjen e çdo njeriu që ai ka ndihmuar ndër vite. Mjafton të pyesësh për të në çdo cep të komunitetit dhe do të dëgjosh një histori të vërtetë, një moment real ku dikush ishte në vështirësi dhe bashkë me vështirësitë Ariani ishte aty. I pranishëm. I gatshëm. I palodhur.
Ai nuk është thjesht një kandidat. Ai është përfaqësuesi i atyre që nuk kanë zë. I atyre që janë lodhur nga zhgënjimet. I atyre që nuk shiten për premtime boshe, por kërkojnë ti ndihmosh kur kanë nevojë.
Zgjedhjet janë një mundësi. Janë një çast vendimtar. Mos e humb këtë çast për katër vite të tjera që mund të jenë plot zhgënjim. Zgjidh Arjanin – zgjidh besimin, karakterin, përkushtimin dhe njeriun që nuk të harron pas 11 Majit.
Aty ku të tjerët mendojnë “çfarë do përfitoj?”, Arjani mendon “si mund të ndihmoj?”.
Aty ku të tjerët mbajnë derën hapur për interes, Arjani e ka gjithmonë të hapur për njeriun.
Voto me ndërgjegje. Voto me vetëbesim. Mos u ndiko, mos u shit, thjesht voto, Voto për Arjan Jaupllarin. Sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz si ai.
Sepse ti meriton më shumë.