Korçë/Prifti bie nga çatia e kishës në Korçë, niset me helikopter drejt Tiranës

HomeActual

Korçë/Prifti bie nga çatia e kishës në Korçë, niset me helikopter drejt Tiranës

Në fshatin Kakaç ndodhet një Kala!
E trishtë në Maliq/Një shtetas në afërsi të banesës së tij është gjetur nga familjarët e tij dyshohet i vetëvarur
Këta janë heronj që duhen vlerësuar — Stafi i zjarrfikësve në Maliq.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një prift ka rënë aksidentalisht nga çatia e kishës ku shërben.
Sipas informacionit të bërë publik nga policia, prifti K. V., 63 vjeç, ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Pas ndihmës së parë në Spitalin e Korçës, është vendosur që prifti të niset urgjentisht drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, nga ku ka ardhur për ta marrë një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes.
Ngjarja ka ndodhur pranë kishës së ndodhur në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës.